Control statements-Kontrolli fluksit në Java dhe Operatorët

Duke parë se tashme jeni familjar me krijimin e klasave dhe klasën main() do të shikojmë disa funksione të thjeshta por tepër të nevojshme gjatë krijimit të programeve.

Control Statements në Java!

Ato quhen control statements (deklarata kontrolli fjalë për fjalë ose kontrolli i fluksit ) dhe disa nga fjalëtkyce që do përdorim janë: IF, ELSE, WHILE, FOR, DO etj.

Para se të vazhdojmë dua të shpjegoj diçka mbi funksionet booleane dhe mënyrën se si ti deklarojmë ato. Disa nga operatoret që java përdor janë:

Operatoret që do hasim gjatë programimit në Java


== barabart me

!= jo i barabarte me

> me i madh se

>= me i madh ose i barabarte me

< me i vogel

<= me i vogel ose i barabarte me

Shëmbuj Java:


int a = 7;
int b = 45;

a > b ?

totali => 400;

Operatoret Logjik në Java



&& Conditional-AND
|| Conditional-OR
! Not z

A && B do të thotë që si A dhe B duhet të jene të vërtet
A || B do të thotë që A ose B duhet te jete e vërtet
!A do të thotë që nëse A është e vërtet do të marrim të kundertën

Shembuj :


a == 7 && b == 45;

a < b || totali == 400;

Si të shkruajmë një paragraf me if/else Statements

Sintaksa e një if Statements është si në vazhdim:


if (funksion boolean){ statements
}else if (funksion boolean) {
statements
}else {
statements
}

Shembull Java:
image

Krahasimi është (a > b) – Shenja | është kursori!

Nëse ju pëlqen të programoni në java, mos harroni ta shpëtoni java.al në faqet tuaja të preferuara ose të bashkoheni me ne në Facebook dhe ta rekomandoni te miqtë tuaj!

Lexoni mesimet dhe tutoriale direkt ne inbox.
Ju duhet te konfermoni adresen email.

Leave a Reply