Kurse Programimi Java

Çfarë më duhet për të ndjekur leksionet?

Për te ndjekur kursin online mjaftojnë të keni një kompjuter dhe linjë interneti. Nuk është e këshillueshme ndjekja nga telefoni pasi leximi i kodit është i vështirë në ekran të vogël dhe do të praktikohet pair programming (programim në çift).

Si zhvillohet kursi dhe cilat janë oraret?

Orarin e kursit mund ta gjeni tek çdo përshkrim i kursit. Leksionet jepen 100% online në lidhje direkt me ekspertin në këtë fushë.

A është ky kursi ideal per mua?

Kurset e programimit i drejtohet personave që duan të ndryshojnë karrierën dhe janë duke kërkuar një punë të re. Gjithashtu nëse dëshironi të rriteni në karriere dhe të rrisni njohuritë tuaja në fushën e programimit dhe të mësoni teknologji të reja.

Pse duhet të ndjek këtë kurs Java dhe jo video të regjistruara?

Kursi zhvillohet ne mënyre interaktive, LIVE me një ekspert të fushës dhe çdo paqartësi apo dyshim shpjegohet në moment me shembuj të thjeshtë dhe konkret. Përgjatë kursit zhvillohet pair programing, pasi kjo metode është shume efikase në kujtimin e kodit.

A do të pajisem me certifikatë?

Po, ju do të pajiseni me një çertifikatë pjesëmarrje në përfundim të kursit.

Si mund të gjej punë si Java Developer?

Një orë e kursit do ti dedikohet kësaj teme. Do ju japim këshillat e duhura për të kërkuar një punë të re gjithashtu do ju vëmë në kontakt me bizneset që kërkojnë punëtor.

KONTAKTO PER ME SHUME