Pse Java?
Java është krijuar për të qenë një gjuhë programimi e lehtë për t’u përdorur dhe për me konceptin write once run everywhere, pra e pavarur nga platforma. Java është e orientuar drejt objekteve (OOP). Kjo ju lejon të krijoni programe modulare dhe kode të ripërdorshme.
Mund të gjej punë si programues Java?
Po, mund të gjeni direkt punë si programues Java. Si kurrë më parë kërkesa e punës si programues Java është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Puna nga shtëpia (Remote Work) ka zhbllokuar kufijtë e këtij profesioni pasi fare mirë mund të punoni për një kompani pa u paraqitur në zyrë.
Kujt është drejtuar ky kurs?
Ky kurs është përgatitur për fillestarët për t’i ndihmuar të kuptojnë bazën e koncepte në lidhje me gjuhën e programimit Java.
Çfarë duhet të di paraprakisht?
Për këtë kurs nuk është e nevojshme të dini ndonjë gjë ne specifik, mjafton të jeni në dijeni për programet kompjuterike dhe programimin.
Sa zgjat kursi Java?
Kursi zgjat 7 Javë, secila me nga 4 orë akademike. Leksionet janë ndërtuar të jenë intensive dhe do të ketë 2 seksione në jave me nga 2 orë akademike secila.
Programi i kursit – Niveli Bazë:
Java 1 – Bazat e Java (2 orë), Instalimi JDK (1 orë) dhe editorët IDE (1 orë)
- Pse pikërisht Java, vetitë dhe funksionet
- Java Running Machine
- Instalimi i Java Development Kit dhe konfigurimi
- Editorët ideal për Java
Java 2 – Prezantimi i Data Types dhe Operatorët Java + Praktik (4 orë)
- Një program i thjeshtë në Java
- Llojet e Komenteve
- Data Types (Integers, Floating, Char, Boolean)
- Deklarimi, nisja e Variables dhe Constants
- Operatoret në Java
Java 3 – Dedikuar Strings në Java dhe Input and Output + Praktik (4 orë)
- Strings API
- Deklarimi Strings dhe ruajtja në memorie
- Sub-strings dhe Concatenation
- Empty and Null Strings
- Ndërtimi i Strings
Java 4 – Ciket dhe kontrolli fluksit në Java + Praktik (4 orë)
- if…else Statement
- while Loop
- for/for-each Loop
- break and continue
- switch Statement
Java 5 – Arrays në Java + Praktik (4 orë)
- Deklarimi vektorëve
- Leximi i elementeve te një Array
- Shtimi dhe heqja e elementëve
- Për çfarë përdoren Arrays
Java 5 – Hyrje në Object Oriented Programming (OOP) + Praktik (4 orë)
- Klasat në Java dhe klasat e personalizuara
- Klasat e paracaktuara në Java
- Konstruktori në Java
- Hapësirat Statike
- Diçka mbi Packages
Java 7.1 – Testi Final – Projekti Java (1 orë)
- Ndërtimi i një projekti në Java me njohuritë e marra
Java 7.2 – Këshilla si të kërkoni punë si Java Developer (1 orë)
- Si të prezantohemi në botën e punës si programues Java
- Hapat e tjerë që duhet të merrni
- Krijimi i një CV
Pyetje & Përgjigje!
Këtu gjeni një përmbledhje të pyetjeve mbi kurset Java.