BlueJ – Editues dhe kompilues për Java

BlueJ është program kompjuterik për editim dhe kompilim të kodeve Java. Projekti BlueJ filloi të zhvillohet në universitetin Monash në vitin 1999 në Britaninë e Madhe nga ekipi programues në krye me profesorin universitar Michael KÃlling. Ekipi kishte për qëllim realizimin e një projekti i cili do të lehtësojë të kuptuarit e programimit për fillestarët në programim me gjuhën programuese Java.

Tani ky projekt përdoret për qëllime edukative në shumë universitete në Evropë pasi që autorët David J. Barnes & Michael KÃlling projektit i kanë bashkëngjitur dhe librin i cili ndihmon të mësuarit e Java programimit përmes BlueJ.

Programi në fjalë është shumë praktik, i thjeshtë për përdorim dhe i qartë në prezantimin e kodit dhe rezultatit nga kodi i shkruar nga ana e programuesit.

Libri i autorëve të mësipërm titullohet: “Objects First with Java, A practical Introduction Using BlueJ”, libri është për shitje, tre kapitujt e parë mund të gjenden falas, online. Gjithashtu edhe ushtrimet, shembujt të cilët me të cilat duhet të punohet në libër gjenden online falas për shkarkim.

Programin mund të e shkarkoni tek faqja zyrtare e BlueJ ose zgjidhni platformën tuaj në këto adresa:
Shkarko për Windows | Shkarko për Linux | Shkarko për Mac OSx

Leave a Reply