Java për Fillestaret – 2 – Programi i parë në Java dhe struktura e tij

Një program në Java mund të formohet nga një ose më shume klasa. Midis të gjitha këtyre klasave, njëra ndryshon pasi përmban metodën main().  Në artikullin e mëparshëm Hyrje në Java, janë cituar konceptet bazë gjithashtu sigurohuni që keni shkarkuar  programin Eclipse, që do të na duhet për të kompiluar kodin.

Programimi në Java

Një program i thjeshte në Java, i përbërë vetëm nga një klase, ka këtë formë:

public class  {

	public static void main(String[] args) {

		// Deklarime te ndryshme
		// Veprime te ndryshme
	}
}

Fillojmë dhe të analizojmë çdo reshtë të këtij kodi. Klasa e vetme në këtë program është ajo që mban metodën main. Fjalët public, static dhe void specifikojnë disa pronësi të metodës.

  • public tregon që metoda është publike dhe e dukshme.
  • void tregon që nuk kemi vlerë kthimi.
  • static tregon që nuk është e lidhur me asnjë instance të kësaj klasa (gjithesesi ky koncept do të sqarohet dhe në artikujt në vijim).

Në kodin sipër kllapat {…} janë përdorur për të identifikuar një bllok veprimesh. Kllapat mund të mbivendosen njëra pas tjetrës dhe çdo veprim në Java duhet te përfundoje me ; pikëpresje. Kodi Java mund te shkruhet dhe në një vije të vetme, por leximi i tije do të behej tepër i vështire.

Shembull në Java

Duke u bazuar tek struktura që sapo folëm, le te shikojmë një shembull konkret mbi një program të thjeshte i cili do te na printoj (shtypi) në ekran një mesazh:

public class Mesazh {

	public static void main(String[] args) {

		System.out.println("Mirë se vini në Java.AL!");
	}
}

Ky programi i thjeshte deklaron një klase të quajtur Mesazh dhe mban metodën main që është e përbëre nga nje veprim i vetëm, me sakt thirrjen për metoden println()System.out tregon outputin standard.
Po të vazhdojmë me ekzekutimin e këtij kodi në programin Eclipse do të marrim këtë rezultat:

Dua të theksoj se Java është case-sensitive, pra kjo do të thotë që ka ndryshim nqs shkruani fjalët me shkronja te mëdha apo të vogla. Për shëmbull fjala Mësues është e ndryshme nga mësues. Ky veprim do ju sjelli një gabim gjatë kompilimit te kodit.

Gjithash u për të gjithë ata qe nuk duan te përdorin Editorin Eclipse, mund te perdorin çdo editor teksti tjetër dhe te kompilojnë kodin nga terminali i kompjuterit ne Unix ose CMD ne Window pasi të kenë shpëtuar file me prapashtesën .java.

Një file mund të kompilohet me komandën:
javac <emri i file>

Në shembullin që morëm sipër ekzekutimi nga CMD do të ishte i tillë:
C:\Dokumente\JavaPerFillestaret>javac mesazh.java

Feedback

Kjo ishte gjithçka qe kishim përgatitur në këtë artikull! Nëse jeni fillestar në gjuhet e programimit mos harroni te shtoni Java.al në faqet tuaja të preferuara dhe të bëheni fan në Facebook.
Por nëse jeni një programator kompjuterësh dhe dëshironi ti bashkoheni projektit Java.al mos hezitoni të na kontaktoni.

Mos harroni dhe te përdorni formën e komenteve mëposhtëm për çdo paqartësi në kompilimin e programit, per çdo mosfunksionim apo dhe vërejtje. Ju mirëpresim!

3 Comments

  1. Hi,

    ne radhe te pare urime per faqen 🙂
    Nje kritik te vogel kam, ke ble domain JAVA.AL por ke harruar qe JAVA eshte nje TM e regjistruar keshtu qe nuk mendoj qe ishte ide e mire megjithate fundja je ti ai qe vendos 🙂

    Tani persa i perket mesimeve i kam lexuar me kujdes e me thene te drejten per nje fillestar jane shpjeguar shume mire. Radh gjen ne faqet shqiptare tutoriale te shpjeguara kaq mire edhe qarte. Te pakten une kur kam mesuar Java me jan dashur te shfletoj me dhjetra libra qe me ne fund te gjeja nje qe i shpjegonte gjerat paster e qarte.
    Gjithashtu doja te thoja qe ke harruar dicka 🙂 Problemi qe une personalisht kam hasur ne instalimin e Javas (qe edhe shume persona qe njoh kan pasur njesoj) eshte konfigurimi i sakte i JDK. Ose me sakte ndryshimi i variables PATH qe duhet shtuar manualisht ne kompjuter (Windows), sepse nuk merret automatikisht e nese don me punuar me CMD nuk te njihet bin i javas.
    Megjithate une personalisht per nje fillestar nuk do te keshilloja ne asnje menyra Eclipse. Eclipse te jep gjerat gati e te thot ku jane gabimet e nese ti nuk lodhesh me munduar me gjet ate qe don ose me kuptuar ku ke gabimet ateher nuk do e mesosh kurre. Eclipse eshte per ti shkurtuar kohen e programimit nje personi qe e ka mesuar java edhe ta ndihmoj kur punon me shume klasa por per fillestar eshte shume e gabuar.
    Mire do ishte te punohej me Notepad++ edhe me CMD por une do te keshilloja nje program tjeter shume te thjeshte qe vet vazhdoj e perdor akoma. Behet fjale per jGrasp.

    Gjithashtu te uroj suksese me faqen edhe me vullnetin qe ke marrur per te shkruar por te kujtoj qe ne Shqiperi eshte SHUME e veshtire te kesh vizitor per keshtu lloj faqesh. Personat jane mesuar me budalliqe e me gjera pa kuptim e nuk arrijne te kuptojne vleren qe kan keto mesime. Shpresoj qe kjo gje mos te demoralizoj e te bej mos te shkruash me 🙂 Ta them kete nga eksperienca qe kam prandaj.

    Me respekt

    Romeo

  2. Faleminderit Romeo per komentin tuaj! Dhe ta aprovoj plotesisht!
    E di qe ne shqiptaret jemi mesuar me budalliqe (pasi kam plot eksperince ne fushe 🙂 ), por qellimi eshte shkembimi dijes, keshtu dhe un mesoj prej asaj qe bej apo prej temave te tjera.
    Per sa i perket Java TM kam kontaktuar me Oracle, por derisa ata te injorojne kerkesen domaini do qendroj (duke bere backup )!
    Flm per sygjermin e temave, deri tani jemi vetem dy autor, dhe eshte shkruajtur pjeserisht instalimi i java dhe konfirkurimi. Kam keshilluar Eclipse se thjeshteson punen por e kam cituar dhe qe mund te perdorin çfaredo editori.
    Meqe qenke i dores ne kete fushe sipas puneve qe keni ju ftoj dhe ju te bashkoheni nese keni deshire.
    Gjithe te mirat!
    Reni

  3. Pershendetje, ju uroj per web faqe, un jam nje fillestar rreth kesaj lamie, me ka ardh mundesia te jem ne te ardhmen nje programer, pritet qe javen tjeter tja filloj praktikes, nese ka ndonje web faqe ne shqip ku mundem me msu edhe gjerat tjera lidhur me JAVA, do ju isha shum mirnjohes…
    Faleminderit, Suksese ..

    Raimondi 🙂

Leave a Reply