1-Hyrje ne Java
Java është gjuhe programuese e nivelit te larte e orientuar sipas objekteve. Mund te përdoret për te shkruajtur programe te natyrës se ndryshme, pra mund te konsiderohet një gjuhe për përdorim te përgjithshme. Java është shume e ngjashme me C/C++, pasi dhe projekti ne fillim bazohej ne ketë gjuhe, por u braktis pasi ishin duke hasur probleme. Java mori disa veçori nga C/C++ dhe eliminoje ato problematiket.
Java është krijuar nga Sun Microsystems dhe u be publike ne vitin 1995. Karakteristikat qe e bejne atë mjaft tërheqëse janë te ndryshme dhe te gjithë bien dakord se është nje gjuhe mjaft e thjeshte dhe argëtuese per tu mësuar. Nje karakteristike mjaft e rëndësishme eshte se programet e Java janë portabel ne platforma te ndryshme. Per te kuptuar se çfare do te thotë portable le te marrim nje shembull konkret. Ne nje kompjuter me Sistem Operativ Windows kur shkruajmë nje program ne C/C++ dhe e kompilojmë, jemi duke krijuar nje kode te ekzekutueshëm. Por ky kode mund te punoj vetëm ne plataformën Windows dhe jo ne platforma te tjera si Unix. Per ta bere këtë kode te ekzekutueshëm dhe ne platformat e tjera duhet te bejem porting. Pra duhet ta kompilojmë perseri programin ne nje kompjuter qe te jete i afte te na japi nje kode te ekzekutueshëm ne Unix. Gjate kompilimit mund te lindi nevoja qe te modifikojmë dhe burimin e kodit fillestar, per ta pershtatur me platformen e re. Pra te gjithe programet qe kërkojnë këto modifikime nuk janë portabel.
Por Java është një program qe shkruhet vetëm një here dhe mund te ekzekutohet ne te gjitha plataformat, pa qene nevoja e operacioneve porting. Per kete arsye dhe sllogani i Java është: “Write Once, Run Anywhere“.
2- Java Virtuale Machine
Kur kompilojmë një kode te shkruajtur ne Java, kompilatori gjeneron nje kode qe quhet bytecode. Ky kode mund te ekzekutohet vetëm nga një Makine Virtuale qe interpretohet hap pas hapi.
Ne ambientin Java janë te përfshira disa librari qe përmbajnë klasa dhe metoda te nevojshme për te krijuar programe. Libraritë kryesore janë:
- java.lang: koleksion me klasat baze qe janë gjithmonë te përfshira ne çdo program
- java.io: librari qe merret me menaxhimin e fluksit input dhe output
- java.awt: librari qe merret me menaxhimin e komponentëve te grafikes
- java.net: suport për rrjetin
- java.util: klasa me dobi te ndryshme.
Ne Java nuk ka funksione por është futur koncepti metodave. Nje nder karakteristikat me te rendesishme eshte menaxhimi i memories i cili kryhet automatikisht nga sistemi ne run-time. Për Java ekzistojnë shume ambiente zhvilluese, por me kryesori është JDK (Java Development Kit).
Sigurohuni qe keni shkarkuar veglat e nevojshme për te punuar me Java pasi herën tjetër do te fillojme te shkruajme programin e pare ne Java.
Mos harroni te këshilloni faqen tone miqve tuaj apo na ndiqni ne Twitter dhe Facebook.
[…] gjitha këtyre klasave, njera ndryshon pasi përmban metodën main(). Në artikullin e mëparshem Hyrje në Java, janë cituar konceptet bazë gjithashtu sigurohuni që keni shkarkuar programin Eclipse, që do […]
Mos harroni te lini komentin tuaj!
Shume bukur… me ne fund gjeta nje vend ku mund t’a mesoj Java.