Çfarë kompjuteri duhet për programim në Java?

Në hapat e parë të programimit një kompjuter mesatar mund të jetë zgjidhja e duhur, por nëse filloni të shtoni shërbime softuarit tuaj ai mund të ngadalësohet ndjeshëm. Për shembull vetëm shtimi i disa imazheve Docker do të konsumoj të gjithë memorien RAM. Të marrësh një kompjuter të ri është një investim dhe ka disa faktorë që duhen marrë parasysh kur zgjidhni një kompjuter për software development, duke përfshirë procesorin CPU, memorien RAM, ruajtjen e të dhënave dhe cilësinë e ekranit.

Laptop vs Desktop

Nga eksperienca personale do të rekomandoja vetëm kompjuter laptop pasi janë shume komod nga çdo aspekt. Me një ekran të jashtëm mund të shtohet hapësira e punës. Këto janë disa rekomandime për kompjuter që janë të përshtatshëm për një programues veçanërisht në Java:

Sistemi Operativ (SO)

Si sistem operativ do ju këshilloja macOS, ku mund ta gjeni vetëm ne kompjuterët Apple, të gjitha tools në këtë fushë janë të optimizuar për këtë sistem operativ dhe plotësisht të pajtueshme.

Sistemi tjeter operativ që do të rekomandoja është Linux. Këtu mund të zgjidhni shpërndarjen tuaj të preferuar si dhe Desktop environment që preferoni. Disa nga emrat: Fedora, Ubuntu, Manjaro, Arch, Mint etj

Apple MacBook Pro

MacBook Pro është një zgjedhje nga shumë zhvilluesve të softuerit për shkak të harduerit të tij të fuqishëm, ekranit me rezolucion të lartë dhe jetëgjatësisë së gjatë të baterisë. Ai gjithashtu ka një sistem operativ të bazuar në Unix, i cili e bën të lehtë ekzekutimin e mjeteve popullore të zhvillimit dhe gjuhëve programuese.

Bli MacBook Pro Chip M2 CPU 10-Core, 16GB RAM dhe 512GB SSD nga Amazon

Dell XPS 15

Dell XPS 15 është një laptop me performancë të lartë që përmban një procesor Intel Core të gjeneratës së 9-të, deri në 64 GB RAM dhe deri në 1 TB hapësirë ​​ruajtëse SSD. Ai gjithashtu ka një ekran me prekje 4K.

Bli Dell XPS me CPU Intel Core i7, 16GB RAM, 512GB SSD nga Amazon

Lenovo ThinkPad X1 Carbon

Lenovo ThinkPad X1 Carbon është një laptop i lehtë dhe i qëndrueshëm që është krijuar për profesionistët e biznesit dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike. Ai përmban një procesor Intel Core të gjeneratës së 8-të, deri në 16 GB RAM dhe deri në 1 TB hapësirë ​​ruajtëse SSD.

Bli Lenovo ThinkPad X1 Carbon me CPU Intel Core i7, 16GB RAM , 1TB SSD nga Amazon

HP Spectre x360

HP Spectre x360 është një laptop 2-në-1 që përmban një procesor të fuqishëm Intel Core të gjeneratës së 10-të, deri në 16 GB RAM dhe deri në 2 TB hapësirë ​​ruajtëse SSD. Gjithashtu ka një ekran me cilësi të lartë dhe një jetë të gjatë baterie.

Kjo ishte përmbledhja e disa nga Laptop per programim në java. Nëse jeni duke mësuar Java, mund të shfletoni Kurset Java Live që kemi publikuar. Lidhjet e adresave janë affiliate link në Amazon.