Gjeneracioni i ri i faqeve Web HTML5 – Teknikat që duhet të dini

Versioni aktual që përdoret për të ndërtuar një faqe web është HTML 4. Versioni i ri HTML5 është në një fazë testimi ku janë futur elemente të rinj si dhe atribute për një website modern. Html 5 deri tani mbështetet pjesërisht nga shfletuesit kryesor si: Chrome, Firefox, Opera dhe Safari, por në versionet e ardhshme të këtyre emrave priten të jenë komplet të pajtueshëm me funksionet e reja. Ekipi që është duke punuar me zhvillimin e kësaj gjuhe quhet, Web Hypertext Application Technology Working Group ( shkurt WHATWG) dhe është e përbëre nga disa programatorë të pavarur.

Shembull i një faqe web në HTML5

Struktura nga versioni aktual ne HTML5 do te ndryshoje disi. Për të kuptuar më mirë këtë koncept, le të marrim një shembull konkret:
Në Html 4 një faqe web e paraqesim në këtë mënyre:

<body>
    <div id="header">...</div>
    <div id="nav">...</div>
    <div>
        <div>
            ...
        </div>
    </div>
    <div id="aside">...</div>
    <div id="footer">...</div>
</body>

Pasi në versionin HTML5 janë futur disa element te rinjë ja si do të paraqitet e njëjta faqe web:

Pra siç e shikoni mund të bjere ne sy që <div> janë zevendesuar me këto tag të rinjë. Në këtë mënyre programuesit e kesaj gjuhe kane menduar që është më semantike dhe e kuptueshme.

<body>
    <header>...</header>
    <nav>...</nav>
    <article>
        <section>
            ...
        </section>
    </article>
    <aside>...</aside>
    <footer>...</footer>
</body>

Elementet Kryesore te HTML5

Elementi <!doctype html> : deklarimi i faqes

Elementi <header> : shfaq pjeseën e sipërme ku mund të vendosim titullin apo logon e faqes

Elementi <nav> : mund të vendosim Menun e faqes

Elementi <section> : paraqet një hapesire ku futen informacione të përgjithshme.

Elementi <article> : hapesira për artikujt

Elementi <aside>
: te ashtequajturat sidebar, nuk janë të detyrueshme

Elementi <footer> : mund të vendosen informacione lidhur me faqen web

Gjithashtu ne Wikipedia mund të gjeni informacione të përgjithshme mbi HTML5, ndërsa për informacione mbi proçesin e versionit final ju mund të abonoheni në mailinglist të WHATWG.

Leave a Reply