Identifikuesit në Java janë emra që mund tija caktojmë klasave, metodave apo dhe ndryshoreve.
Një identifikues është i përbëre nga një sekuence shkronjash dhe numrash. Karakteri i parë duhet të jetë një shkronjë. Mund të përdoret dhe karakteri i nënvijë _. Por siç e theksuam në mësimin e mëparshëm, bëni kujdes midis shkronjave të mëdha dhe të vogla.
Për shembull këta dy identifikatorë:
Java
JAVA
janë dy identifikues të ndryshëm pasi karakteret nuk korrespondojnë.
Fjalët Kyçe në Java
Fjalët kyçe në Java nuk kane të bëjnë me fjalët kyçe (tags) në faqen tonë Java.al 🙂 gjithsesi ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen, pasi gjuha shqipe nuk na ofron shume terma kompjuterik (ose me sakte nuk është mësuar veshi jonë, kush e di… ).
Pra po flisnim që fjalët kyçe jane fjale te rezervua ne Java dhe nuk mund te përdoren si identifikator. Nuk mund te quajmë nje klasë import apo nje metode swith.
Lista e fjaleve kyçe në Java:
abstract |
continue |
for |
new |
switch |
assert |
default |
goto |
package |
synchronized |
boolean |
do |
if |
private |
this |
break |
double |
implements |
protected |
throw |
byte |
else |
import |
public |
throws |
case |
enum |
instanceof |
return |
transient |
catch |
extends |
int |
short |
try |
char |
final |
interface |
static |
void |
class |
finally |
long |
strictfp |
volatile |
const |
float |
native |
super |
while |
Ndryshuesit dhe konstantet
Variabël/(ndryshore) janë hapesira mbajtese ku mund të memorizojme (ruajme) të dhena. Variablet mund te ndryshojne vleren gjatë programit. Vini re se ne këtë faqe Ndryshues dhe variabel nënkuptojme të njejten gjë.
Ne Java deklarimi i një variable bëhet në këtë mënyrë:
<tipi> <emri i variables>;
Një kostante mund të marri vetëm një vlere gjatë gjithë ekzektutimit të programit. Për shembull nëse duam të rregjistrojme shifren 3.14 variables numri PI duhet të veprojme në këtë mënyre:
final double numriPI = 3.14;