Në këtë ushtrim ne Java do të përqendrohemi të gjejmë numrin më të madh të futur nga përdoruesi. Kodi në vijim kryen një kontroll të vetëm x > y dhe me pas shpreh në ekran (output) vlerat dhe përgjigjen.
Rreshti Scanner in = new Scanner(System.in); merr në input një numër nga tastiera. Kemi lënë rastin për gabimet që mund te ndodhin nga futja e numrit. Vazhdoni të shtoni një kontroll nëse numri i futur është numër apo jo! (DETYRE)
package al.java.max;
import java.util.Scanner;
public class NumriMax {
/**
* Program për te gjetur Maksimumin midis dy numrash
*
* @throws IOException
*/
public static void main(String[] args) {
int x, y;
/*Merr input nga përdoruesi*/
Scanner in = new Scanner(System.in);
System.out.println("Vendos Nr e pare: ");
x = in.nextInt();
System.out.println("Vendos Nr e dyte: ");
y = in.nextInt();
System.out.println(x + ", " + y);
if (x > y) {
System.out.println("Numri i pare " + x + " eshte me i madhi!");
} else
System.out.println("Numri i dyte " + y + " eshte me i madhi!");
}
}
Rezultati i Ushtrimit ne Java
Detyrë në programim Java
Shtoni kodit të sipërm, kontrollet kur:
a) Përdoruesi nuk fut një numër nga tastiera (rasti kur shkruan shkronjë apo tjetër karakter special)
b) Përdoruesi fut dy numra te barabarte
Dërgoni zgjidhjen tuaj në komente.





