Sigurisht që filozofia e Java do të binte pa komandën import! Për të përdorur një class-ë apo metoda të shkruajtura më parë mund të importojmë librari me klasa në projektin tonë Java. Java ofron librari të shumta me klasa dhe metoda si për shembull class-a Date në brendësi të paketës java.util.
Për të shfrytëzuar të gjitha metodat e klasës Date mjafton të shkruajmë kodin në vijmë, në krye të skedarit.
import java.util.Data;
Ose nëse duam të importojmë të gjitha klasat në brendësi të utility, veprojmë:
import java.util.*;
Vini re shenjën yll(*) në fund të rreshtit, vjen pas pikës.
Paketat që do të gjeni në brendësi të Java core:
java.lang — basic language functionality and fundamental types
java.util — collection data structure classes
java.io — file operations
java.math — multiprecision arithmetics
java.nio — the New I/O framework for Java
java.net — networking operations, sockets, DNS lookups, …
java.security — key generation, encryption and decryption
java.sql — Java Database Connectivity (JDBC) to access databases
java.awt — basic hierarchy of packages for native GUI components
javax.swing — hierarchy of packages for platform-independent rich GUI components
java.applet — classes for creating an applet
Burimi, Wikipedia, dhe i referohen Java SE 6!
Për ti importuar mjafton te veprojmë si me sipër:
import java.applet.*;
Dhe çdo nga këto paketa ka klasat e veta të implementuar me apo pa metodat përkatëse.
Për shembull ja ku kemi disa nga klasat që gjenden në brendësi te Java.util.
Util Classes
Hashtable class per hashtables.
Vector class, për vektorët.
Enumeration – përsëritje/kalim të objekteve.
StringTokenizer
EventObject dhe EventListener interface
Locale apo Calendar dhe TimeZone
etj etj…
Përmbledhjen mund ta gjeni tek faqja e Oracle mbi java.util
Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër mbi komandën import në Java. Mos harroni të na ndiqni ne rrjetet sociale dhe te abonoheni në njoftimet e faqes.