Nëse do të lexojmë një kod në Java, gjera e parë që na venë sytë është komenti që i ka bërë programuesi metodës apo klasës. Pra është një praktikë e mire të shkruash komente në kod dhe pse shumë programues e neglizhojnë.
Llojet e komenteve në Java
1. Komente në rresht
Kjo lloj forme komentimi është dhe me e përdorura. Për të shtuar një koment në rresht mjafton të shtoni në fillim dy barra //
// dhe çdo gjë këtu mbrapa do të jetë një koment.
2. Komente në shumë rreshta
Komente në disa rreshta, zakonisht për të shpjeguar më gjerë funksionin e klasës/metodës.
/* Ky lloj komenti mund të përmbaj më shumë se dy rreshta. Java.al */
3. Komente “Javadoc”
/** Ky lloj komentimi përdoret për prodhuar dokumentacionin në format HTML sipas standardit Javadoc */