Array (sq:Vektorë), janë shumë të rëndësishëm në Java. Në një array ruhet një sekuence vlerash të të njëjtit tip. Pra në vend që të deklarojmë çdo tip tek e tek numri1, numri2, numri3… numri9, mund ti përmbledhësh në një ndryshore të vetme, numra[].
Vini re, përpara se të shikojmë se si krijohet një Array, vektor në java, duhet të dini se numërimi i elementëve fillon nga 0.
Deklarimi i Array ne Java
Për të deklaruar një vektorë në Java, mjafton të shtoni [] mbrapa tipit të vektorit. Për shembull:
int[] vektor;
Vini re, kllapat mund të vihen dhe pas emrit int vektor[]
por kjo formë nuk para pëlqehet pasi mund të ngatërroheni me tipin e vektorit.
Disa deklarime te tipeve te ndryshme vektorësh:
byte[] anArrayOfBytes; short[] anArrayOfShorts; long[] anArrayOfLongs; float[] anArrayOfFloats; double[] anArrayOfDoubles; boolean[] anArrayOfBooleans; char[] anArrayOfChars; String[] anArrayOfStrings;
Krijimi i një Vektori në Java
Duhet të dini që pasi një array është krijuar, gjatësia e tij është fikse. Për të nisur një vektor për shembull me 10 element, veprojmë:
int[] vektor = new int[10];
ose duke i dhënë direkt vlerat në këtë rast me 5 element:
int[] vektor2 = new int[10, 20, 50, 50, 20];
Nëse duhet të dimë gjatësinë e një vektori mjafton të shtojmë vektor.length
dhe ne rastin e parë do të marrim si output 10, kurse vektor2.length
do të marrim si output 5.
Për të çelur vlerat e një vektori në pozicionin x, mjafton të shkruajmë vektor[x]
. Ku x është pozicioni i elementit që duam të dimë. Për shembull elementi 4 ne vektor2.
System.out.println("Elementi ne pozicioni 4: " + vektor2[4]);
Në mësimet e tjera për Java, do të flasim për Array multi dimensional si dhe si të ndryshojmë gjatësinë e një vektori duke e kopjuar tek një tjetër në mënyre efikase.
Për çdo paqartësi lini komentin tuaj në hapësirën në vijim.